Eni CobaniNdërmjetësuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani, pas mbylljes me sukses të sezonit televiziv, po shijon disa ditë pushime, për tu rikthyer më pas në ekran për të zgjidhur të tjera çështje të mëdha të shoqërisë shqiptare.

Eni Çobani përveçse po i shijon vetë pushimet duke shëtitur në zonat më të bukura të Shqipërisë, fton edhe të gjithë shqiptarët që të zbulojnë ashtu sikurse ajo natyrën e papërsëritshme të Shqipërisë.

Për Enin pushimet, ashtu sikurse për të gjithë, janë të mirëpritura jo vetëm për mundësinë që të ofron për të qendruar me familjen dhe me miqtë e ngushtë, por edhe për të shijuar natyrën e bukur shqiptare.

Eni nuk ka pasur vetëm një destinacion për këto pushime, por ka lëvizur në shumë vende, e ndërsa një ftesë për në Shkodër, bëri që ta njohë më mirë këtë vend të mrekullueshëm, që nga pedonalja deri tek kalaja e rrallë e Rozafës.

Eni pranon se kalaja e Rozafës këdo do ta bënte më krenar që është shqiptar.

Pas kënaqësisë që ka marrë nga Shkodra, Eni “këshillon” që të duash vendin tënd nuk është thjesht se je qytetar i saj por është obligim për ta ruajtur dhe trashëguar akoma më të bukur për ata që vijnë pas nesh.

M. Sejdini