Enrique

Këngëtari 40 – vjeçar, Enrique Iglesias ka pësuar një incident përgjatë koncerit të tij në Tijuana, Meksiko.

Iglesias është dëmtuar seriozisht, pasi gjatë performancës me dron ai e ka prekur në momentin e gabuar, duke bërë që t’i pritet gishti në copa. Nuk është hera e parë që 40-vjeçari ka realizuar shfaqje me dron, por pakujdesia ka bërë që të dëmtohet.

Këngëtari edhe pse i dëmtuar rëndë nuk është larguar nga koncerti, por u mjekua me fasho për të ndaluar presionin e gjakut. Menjëherë pas koncertit ai është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në një spital të Los Angeles.

tvklan.al