Epidemia gripale, që ka përfshirë Shqipërinë duket se është vetëm në fillimin e saj. Edhe pse numri i të prekurve i ka kapërcyer 16 mijë persona në javë, intensiteti i sëmundshëmrisë do të vijë në rritje.

Ekspertët e Shëndetit Publik, thonë se nuk ka vend për panik, ndërsa apelojnë për kontakt të menjëhershëm me mjekun që në simptomat e para.

Edhe pse më herët , ekspertët kërkonin që vaksina të injektohet përpara nisjes së sezonit gripal për të qenë e efektshëm, Ministri i shëndetësisë, thotë se ajo mund të behët edhe tani kur epidemia ka shpërthyer.

Bazuar në raportin e evropian të gripit, Shqipëria dhë Ukraina, janë dy vendet me intensitet të lartë të qarkullimit të virusit të gripit Ah3n2./ TV KLAN