Lezhë – 300 kilogramë marijuanë, 1 në pranga e 2 në kërkim është rezultati i një operacioni policor të quajtur “Epilog”.

Burime zyrtare sqarojnë se droga u zbulua në një banesë në Ishull – Lezhë, e futur në bidona plastikë. Në pranga përfundoi 58 – vjeçari Pjetër Toni, ndërsa në kërkim u shpallën 46 – vjeçari S.P dhe 25 – vjeçari V.T.

Finalizimi i këtij operacioni erdhi falë bashkëpunimit të policisë së Lezhës me Prokurorinë e rrethit, pas një pune hetimore disa ditore./tvklan.al