Merti është tepër i prekur dhe i zhgënjyer nga mënyra sesi i ati i ka mbajtur sekrete gjatë gjithë kësaj kohe. Denizi është tepër e shqetësuar nga sjellja e Mertit këto ditët e fundit. Cili do të jetë qëndrimi i Mertit përkarshi Xhelalit pas zbulimit të këtij sekreti të madh? Ndonëse Melihu u përpoq për një kohë të gjatë të lidhej me Handen, gjithçka rezultoi e kotë. Habija e tij do të jetë tepër e madhe kur të shohë pikërisht Handen e rikthyer që i bie ziles së derës. Përse vallë të jetë kthyer Handja? Çfarë do i kërkoj ajo Melihut?