Gozdja shkon për vizitë në shtëpinë e Xhelalit, dhe shpërthen bombën. Xhelali kur hyn në shtëpi, mbetet krejt i habitur nga kjo tabllo dhe nuk di sesi të reagojë. Berna gjendet e shokuar përballë të vërtetave të dhimbshme, dhe arrin në një konkluzion: Të largohet nga shtëpia! Kthimi i Handes në shtëpi do të pasohet nga vizita e një mysafiri të papritur dhe të padëshiruar. Ozani zgjedh pikërisht darkën familjare për të shpalosur dëshirën për t’u bërë aktor. Banuja është e bindur se Fuati fsheh diçka në xhaketën e tij dhe dëshiron demaskimin e tij. Do të arrij të triumfojë Banuja këtë rradhë, apo do të jetë dështim i rradhës?