Bihter është e gatshme të bëjë gjithcka që Behluli të heqë dorë nga kjo dasmë. Plot me ndjenjë faji dhe i bërë pishman Behluli mundohet ti rrijë Bihterit sa më larg. Zonjusha, e cila do të ndalojë Nihalin të bëhet pjesë e kësaj loje të shpifur, me në fund vendos të përballet me Behlulin. Ajo do të tronditet nga rrëfimi i Behlulit. Ndërsa dyshimet e Adnanit rriten dita ditës, Bihter dhe Behluli bien sërsish, edhe një herë, në rrethin e rrezikut. Nihali merr vesh për bisedën e Behlulit dhe zonjushës dhe vendos të përballet me të.