Zonusha vendos të largohet nga shtëpia dhe të marrë një apartament me qera. Pas vendimit të saj për të filluar një jetë të re, pas gjithë atyre viteve në shtëpi, një periudhë e re fillon edhe për banorët e shtëpisë. Ndërsa dita e provimit të pranimit në universitetit, të Nihalit po afrohet, e gjithë familja niset për një udhëtim më varkë. Gjatë gjithë kohës Bihter nuk mund ti heqë sytë nga Behluli, që gjatë këtij udhëtimi është i shoqëruar me Elifin, duke ja bërë kështu edhe më të vështirë udhëtimin Bihterit. Lajmi i keq që Adnani merr gjatë pushimeve do ti mërzisë të gjithë. Z. Adnan dërgon Behlulin të merret me këtë situatë të vështirë, por ambicjet e Nihatit e bëjnë të cmendet nga ky vendim. Ditën e provimit Adnani nuk do ta lër Nihalin vetëm. Behlul dhe Bihter mendojnë të përfitojnë sa më shumë nga kjo situate dhe bëjnë kështu një plan të vecantë, për të ndenjur për herë të parë bashkë, vetëm. Por ngjarje surprizuese, të cilat do të ndikojnë tek të gjithë, ndryshon edhe planin e tyre. Kur dashuria e ndaluar ndizet zjarr, atëherë të dy, pa frikë tashmë, do të ecin drejt zjarrit.