Rikthimi i “Equus” edhe për pesë ditë në skenën e Teatrit Kombëtar përmban një dozë të lartë emocionale veçanërisht për një aktorët, Igli Zarkën. Regjisori boshnjak Dino Mustafiç në veprën e Peter Shaffer i besoi personazhin e Alan Strang. Pasi 17 vjeçari i qëron sytë gjashtë kuajve, psikiatri Martin Dysart, interpretuar nga Timo Flloko zbulon një Alan me fëmijëri të shtypur, i magjepsur pas kuajve aq sa ai praktikonte rituale sekrete deri në lavdërimin e asaj që ai e quan “Equus”, perëndinë e kuajve. Kjo është edhe një nga mizanskenat që ngjiti në teatër një aktor i gjithë lakuriq ose siç e përkufizon regjisori kostumi i lirisë dhe të vërtetës. 

Nga premiera e Marsit edhe në këtë rivënie të Qershorit, i riu Zarka e ndjen se stuhia e kritikave do të ri-ngrihet.

Nga dita e parë, kur Igli morri përsipër të zhvishet live para qindra syve kureshtarë dhe paragjykues, ai mban gjithnjë në mendje një sugjerim të regjisorit.

Si prindërve të Iglit dhe çdokujt, edhe aktorëve në skenë, Timo Fllokos, Ema Andreas, Arben Derhemit, Luli Bitrit, Erjona Kakelit, Lulzim Zeqjas, Kristi Lleshit dhe trupës së baletit “Equus” ka një lutje, të gjejnë te vetja kuptimin e jetës.

Tv Klan