Gjatë një kontrolli për personat e dënuar me arrest shtëpie, policia italiane ka arrestuar në Romë një 20 – vjeçar shqiptar, pasi në banesën e tij, saktësisht poshtë shtratit iu gjetën 100 kilogramë marijuanë.

Pasi kanë trokitur në derën e banesës ku jetonte shqiptari, agjentët janë bërë kureshtarë pasi askush nuk përgjigjej dhe pse drita ishte e hapur.

Kur i janë afruar dritares, ata kanë ndjerë erën e fortë të marijuanës dhe kanë qëndruar në pritje të shqiptarit, i cili u vu në pranga në momentin që po hapte derën për të hyrë në banesë.

Sasia e drogës ishte ndarë në dy thasë me nga 26 pako secila. Pronari i shtëpisë u tregoi agjentëve të policisë se i kishte dhënë banesën me qera 20 – vjeçarit prej pak ditësh./Abc News