Një burrë ka fshehur për 15 muaj trupin e vdekur të të dashurës në dollap. Ngjarja e cila ka terrorizuar mbarë komunitetin ka ndodhur në rrugën “Tornoto” të Bolton në Angli.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi ndjenë erën e dyshimtë që vinte nga dhoma e gjumit, gjatë kohës që kishin shkuar për të pirë një çaj në banesë.  

Andrew Colin Reade, 43 – vjeç ka pranuar se ka fshehur trupin e Victoria Cherry, 44 – vjeçe në dollap. Fqinjët e pyesnin shpesh 43- vjeçarin, se ku ndodhej Victoria, por ai i kishte gënjyer duke iu thënë se ajo kishte lëvizur jashtë vendit për punë.

Familja e Cherry-t kishte bërë një denoncim në vitin 2015 në polici, pasi vajza e tyre rezultonte e zhdukur prej shumë muajsh, deri në momentin që fqinjët zbuluan se në banesën e Andrew Colin Reade kishte një erë të tmerrshme dhe vendosën të denonconin atë në polici.

Trupi i dekompozuar prej një viti e 3 muaj u gjet në dollapin e dhomës së gjumit, në 16 janar të këtij viti.

Hetimet nuk kanë dalë ende në përfundimin, se cili ka qenë shkaku i kësaj ngjarje, por janë shprehur vetëm se është rast shumë i vështirë dhe i ndjeshëm./tvklan.al