Është publikuar kënga e shumëpritur e botërorit të futbollit, I cili do të mbahet në Rusi. Shqiptarja Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e ngjarjes më të madhe të futbollit.

“Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht garës së madhe të futbollit.

Këngëtarja shqiptare këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt muzikor.

Kënga do të këndohet në natën finale të botërorit, e cila mendohet se do të ndiqet nga mbi dy miliardë persona. Ky është suksesi i radhës për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”.

Klan Plus