Erblira Bici po kalon një sezon të shkëlqyer në Itali. Volejbollistja e Kombëtares është pika kyçe e suksesit të Mondovi në pjesën e parë të sezonit. 22-vjeçarja është e dyta në renditjen e pikëshënuesve më të mira të Serie A2. Erblira Bici deri më tani numëron 300 pikë të realizuara.

Më mirë se volejbollistja shqiptare është kanadezja Alexa Grey me 398 pikë. Mondivi është në vendin e dytë pas 12 fitoreve dhe 4 humbjeve.

Një ecuri e tillë shton shpresat për ngjitjen në Serie A1. Erblira Bici është në sezonin e dytë në volejbollin italian. Bici është edhe pikëshënuesja më e mirë e Kombëtares, që do të nisë këtë vit kualifikueset e Europianit.

Tv Klan