Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Holanda “do e paguajë shtrenjtë” për trajtimin “e paturp” që i bëri ministrit turk.

“Mendoja se nazizmit i kishte ardhur fundi, por u gabova shumë rëndë. Nazizmi është akoma i pranishëm në Perëndim”, është shprehur ai.

“Ata do paguajnë çmimin dhe do të kuptojnë çfarë është demokracia. Do u mësojmë diplomacinë ndërkombëtare”, deklaroi Erdogan në një fjalim të mbajtur në një ceremoni çmimesh në Stamboll.

Ai shprehu se kishte akuzuar qeverinë holandeze si “naziste dhe fashiste”, duke thënë se vetëm ato lloj regjimesh do mund t ndalonin ministrat e huaj të udhëtonin brenda shteteve të tyre.

“Lufta” midis fushatës politike në Ankara dhe emigrantëve turkë në Holandë dhe Gjermani ka përshkallëzuar ditët e fundit, sidomos në momentin kur Erdogan etiketoi holandezët “mbetje naziste” pasi ata ndaluan politikanët turkë të mbërrinin në Holandë.

Qeveria holandeze ndaloi si fillim ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusogly të shkonte në Rotterdam dhe më pas ndaloi ministren e familjes Fatma Betul Sayan Kaya të hynte në konsullatën atje, para se ta shoqëronte në Gjermani.

Policia holandeze përdori qentë dhe topat me rërë për të shpërndarë qindra protestues të mbledhur jashtë konsullatës turke në Roterdam.

Një dëshmitar tha për Reuters se disa demonstrues u rrahën nga policia me shkopinj gome, ndërsa të tjerët u hodhën atyre shishe dhe gurë.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka thënë se do të bëjë gjithçka mundet për të parandaluar tensionet politike turk në tokën gjermane./tvklan.al