Marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë kanë arritur në pikën më të ulët të viteve të fundit. Shkak është bërë deklarata e shumëpërfolur e presidentit turk Erdogan se holandezët janë “mbetje të nazistëve dhe fashistë”. Komenti i ashpër i preisdentit turk vjen pas anulimit të një mitingu me shtetasit turq që banojnë në Roterdam, për referendumin kushtetues të 16 prillit në Turqi.

Zyrtarisht autoritetet holandeze njoftuan se anulimi i mitingut u bë për arsye sigurie. Por ajo që nxiti në veçanti zemëratën e Ankarasë ishte ndalimi i uljes së aeroplanit të ministrit të jashëm turk Mevlut Çavushollu në Holandë. Të shikojmë tani se si do të ulen avionët holandezë në aeroportet tona, kërcënoi Erdogan.

Më herët edhe Gjermania, Austria dhe Zvicra nuk kanë lejuar tubime në vendet e tyre për referendumin që pritet t’i japë presidentit Erdoan më shumë pushtet. Kreu i shtetit turk e bllokimin e fushatës në Berlin pak ditë më parë si “praktikë naziste”, duke tensionuar marrëdhëniet  edhe me Gjermaninë. Kancelarja Merkel reagoi menjëherë duke i quajtur këto komente si të papranueshme.

Tv Klan