pallatiPresidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, inaguroi sot selinë e tij të re të punës. Kompleksi që numëron 1 mijë dhoma ka kushtuar më shumë se 270 milionë euro.

Më shumë se 4 mijë persona morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të komplekisit, që fillimisht ishte menduar të ishte selia e qeverisë.

Por zgjedhja e Erdogan në krye të shtetit i ndryshoi planet, ndërsa ka shtuar akoma edhe më shumë kundërshtitë në Turqi.

Përveç opozitës që e akuzon për autoritarizëm, kundër kanë dalë edhe shumë shoqata ambientalistësh, pasi kompleksi është ndërtur në një nga zonat më të gjelbëruara të Ankarasë.

Tv Klan