ErdoganKryeministir turk, Rexhep Taip Erdogan ka shfaqur talentin e tij edhe në futboll.

Teksa fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të 10 Gushtit në Turqi ka hyrë në fazën më të rëndësishme, ai mori pjesë në një ndeshje futbolli.

Në vetëm 15 minuta, Erdogan shënoi 3 gola, një rezultat që do ta kishte zili çdo futbollist profesionit jo vetëm në Turqi.

Kryeministri ishte kapiteni i ekipit të tij në ndeshjen e bamirësisë që u zhvillua në stadiumin e ri të njërit prej ekipeve të Stambollit – i njohur si “Istambul BB”.

Jo rastësisht, Erdogan mbante mbi shpinë numrin 12.

Në rast se do të zgjidhej në krye të shtetit, ai do të bëhet Presidenti i 12 në historinë e Turqise moderne.

Tv Klan