Turqia do t’i rishikojë marrëdhëniet me Europën, pas referendumit kushtetues të 16 Prillit. Kështu ka thënë presidenti Erdogan gjatë një mitingu në Ankara.

Turqia do të jetë shumë ndryshe pas referendumit tha Erdogan. Kjo Europë, ashtu si para Luftës së Dytë Botërore, është një Europë raciste, fashiste, kriminale, një Europë anti-islam dhe anti-turqi.

Duke kërkuar votën po në referendum, Erdogan tha:

Jepni një përgjigje të atillë që ata që na shohin në ekran, ata që na shohin jashtë, qytetarët tanë, gjithë Europa, gjithë bota ta dëgjojë mirë.

Erdogan tha gjithashtu se nuk do të lejojë më asnjë agjent europian të kryejë spiunazh në territorin turk, si edhe paralajmëroi se Turqia nuk i trembet më presionit me kartën e anëtarësimit në BE.

Tv Klan