Turqia do të ndërmarrë një nismë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të anuluar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Do të kërkojmë anulimin e këtij vendimi të padrejtë në Këshillin e Sigurisë dhe nëse atje do të ketë veto, do ta kërkojmë në Asamblenë e Përgjithshme”,

tha Presidenti turk përpara mbështetësve në Ankara.

Erdogan shfrytëzoi rastin për të sulmuar vendimin e presidentit amerikan Trump, i cili sipas tij, cënon stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara mbi Jeruzalemin është një bombë e re e hedhur në prehërin e Lindjes së Mesme dhe një sinjal për operacione që shënjestrojnë botën islame. Nëse myslimanët nuk kanë reagimin e duhur brenda ligjit, besomëni do të ketë të tjera”.

Presidenti turk e konsideroi Izraelin një shtet terrorist.

Që prej njohjes zyrtare nga Shtetete e Bashkuara të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, Erdagon ka përshkallëzuar ndjeshëm retorikën ndaj Uashingtonit.

Me nismë të Turqisë, liderët e rreth 50 vendeve myslimane u mblodhën në Stamboll pak ditë më parë, duke i bënë thirrje vendeve të tjera të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.

Tv Klan