Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i ka rënë të fikët gjatë faljes së Namazit së Fitër Bajramit në Stamboll.

Gazetari i gazetës turke Hurriyet ka thënë se e ka parë momentin kur presidentit turk i ka rënë të fikët pak para se të niste falja e Namazit së Bajramit.

Ai ka thënë se menjëherë truprojat e tij kanë vrapuar afër tij, dhe më pas kanë ardhur edhe mjekët. Sipas tij, presidenti turk është transferuar në një pjesë tjetër të xhamisë derisa gazetarët nuk janë lejuar të jenë afër xhamisë derisa Erdogan ka folur vetë me ta pas përfundimit të lutjeve.

Erdogan ka thënë se ndihet më mirë.

“Kam problem me tensionin e gjakut që ndërlidhet me sëmundjen e diabetit. Falë Zotit, ndihem më mirë tani”, ka thënë ai para gazetarëve./ Klan Kosova