Ermal Meta ka publikuar videoklipin e ri me titull “Dall Alba Al Tramonto”, pjesë e albumit të tij ‘Non Abiammo Armi’. Por këtë herë kënga është një dedikim për dashurinë. Kantautori e ka gjetur frymëzimin tek ndjenja magjike dhe thotë se nëse beson në dashuri mund të lëvizësh botën.

Në takime në mjedise të ndryshme mund të gjesh njeriu e duhur dhe kjo kuptohet në vetëm 3 minuta sipas fabulës së këngës.

“Nga agimi në Perëndim”, do të jetë hiti i radhës i këngëtarit shqiptar.

Fituesi i festivalit të Sanremos është duke zhvilluar turin e tij botëror ku pjesë është dhe Shqipëria. Ermal Meta do të jetë në Tiranë në datën 1 Qershor.

Klan Plus