Pesë muaj pasi zhvilloi të parin ‘Master Class’, në një moment kur në kalendarin e saj artistik diferenca mes ditëve të shfaqjeve është e ngushtë, Ermonela Jaho rivjen në Teatrin e Operas së Baletit për të dhënë kontributin e saj.

Është hera e dytë që sopranoja, tashmë e vlerësuar me notën maksimale nga drejtuesit e shtëpive prestigjoze të operave dhe nga kritika ndërkombëtare, gjen kohën të dëgjojë dhe të përmirësojë secilin nga zërat lirik, pjesëmarrës në këtë ‘Master Class’.

Këtë herë Ermonela u treguar një mësuese strikte, aq sa edhe kamerat e televizioneve nuk i lejoi të futeshin brenda, për të mos i shpërqendruar nxënësit e saj. Soprano Zana Abazi dhe tenori Denis Skura vijnë për herë të dytë.

Për të dy lirikët, kjo eksperiencë është përkthyer në rritje artistike.

E përzgjedhur si një nga tetë artistët më të mëdha të botës për çmimin prestigjoz “International Operas Awards”, e thënë ndryshe ‘Oscar -i i Muzikës Klasike’, Ermonela Jaho, në këtë qëndrim tre ditore në Tiranë do t’ia dedikoj gjithë vëmendjen këngëtarëve lirikë nga Shqipëria dhe Kosova, që synojnë skenat botërore.

Tv Klan