Ermonela Jahoo

Zëri i saj të paraprin, kumbues dhe fluturues nga dhomat e provave ku Ermonela Jaho po përgatitet për “Zaza” operan e Ruggero Leoncavallo. Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht ndodhet në Londër për të regjistruar një CD të re. Në çdo skenë teatri ku ajo shkel, mediat vendase gjithnjë shkruajnë për të, së fundmi është  “Financial Times”.

“Ylli i operas Ermonela Jaho nga Shqipëria komuniste në New York”, kështu e përkufizon prestigjozja britanike liriken shqiptare. Në rubriken  e artit, “Financial Times”, i prezanton lexuesit me Ermonela Jahon, rrugëtimin e suksesit që nga të kënduarit brenda mureve të shtëpisë, studimeve në Italine e “bel cantos”, “të kënduarit bukur” e së fundmi në Neë York.

Në intervistën për “Financial Times”, Jaho rrefën se ishte miku i fëmijërisë, Ervin Stafa, sot bashkeshorti i saj, që do t’i kërkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara. “Ishte shumë e veshtirë për mua të nisja një karriere të re, kisha frike se do ta humbisaj atë ”. “Ishte Alan Green, që me tha shprese pasi më dëgjoi në operan Carmen, kështu që nuk ia nisa nga zero në New York”.

Të qenurit shqiptare  – thotë Ermonela Jaho ishte nje pengese. “Shpesh herë ndihesha si qytetare e dorës së tretë, disa herë nuk kisha para të bleja buke, por nuk ia thashë askujt, duhet të sakrifikoja për të përmbushur ëndërrën time”. “Kur u bëra e famshme gjërat ndryshuan, tani çdokush dëshiron të jetë miku im” rrefen Jaho me brengën se e ema u nda nga kjo jete, pa e parë një herë të vetme të kendonte në skenën e një teatri.

Tv Klan