Një pako me shami me vete për të parë “Madama Butterfly” në Operan Mbretërore të Londrës.

Interpretim emocionues i Ermonela Jahos. Ky është vlerësimi i prestigjiozes britanike “Financial Times”, për sopranon shqiptare. Në mendimet e Giacomo Puccinit, personazhi i “Madama Butterfly” ishte një soprano që dukej 15-vjeç por me vokalin e qëndrueshëm të një 40-vjeçareje, me pamjen e një japonezeje, por që këndon si italiane, e ndjeshme si flutur, por e fortë si kalë për të udhëhequr orkestrën e fuqishme, cilësi të cilat shkruan “Financial Times” i zotëron Ermonela Jaho.

Jaho di si të depërtojë të publiku, ta prekë emocionalisht atë. Në fund të shfaqjes ajo është me delikate se vetë flutura, zëri i saj është më i mëndafshtë. Sopranot e tjera, ndoshta e këndojnë këtë pjesë, me më shumë forcë, por mungesa e forcës së zërit te Ermonela Jaho nuk do të thotë mungesë  intensiteti sepse kur artistja këndon me gjithë forcën e saj vokale, emocioni është shkatërrues.

Puccini shkruhet më tej në gazetë e dinte se suksesi i krijimit të tij ishte te interpretimi i “Madama Butterfly” dhe sopranoja shqiptare e realizoi në çdo detaj ose siç shkruan gazeta tjetër britanike, “The Indepedent”, Ermonela Jaho është Cio-Cio-San, më e mira që Londra ka parë ndër vite.

Tv Klan