Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Eros Grezda ka debutuar me gol me skuadrën e tij te re Osijek.

Grezda pati një kontribut të madh në fitoren ndaj Lucernës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europa League.

Kroatët e fituan takimin 2-0. Goli i parë u shënua nga një tjetër shqiptar, Myzafer Ejupi, i cili luan për Kombëtaren e Maqedonisë.

Një gol në ndeshje ndërkombëtare dhe në takimin e parë zyrtar me fanelën e re, është një moment i rëndësishëm për Grezdën që do të ketë reflektim edhe në kombëtaren shqiptare. TV KLAN