Një telefonatë nga Turqia detyroi aktorin e famshëm Engin Altan Duzyatan të ndërpriste në mes pushimet e tij në Afrikë dhe të kthehej pranë familjes në Stamboll.

Sipas “Hurriyet”, aktori i njohur në Shqipëri si Erutugruli i serialit me të njëjtin emër është nisur për një udhëtim në Afrikë para 10 ditësh. Pesë ditë më vonë, bashkëshortja e tij Neslişah Alkoçlar sëbashku me të birin Emir u kthyen në Stamboll ndërsa Duzyatan vazhdoi aventurën e tij në kontinentin e zi.

Por, një telefonatë nga e shoqja ku i thoshte se Emiri është sëmurë me temperaturë të lartë ka bërë që aktori të marrë avionin e parë për në Stamboll.

Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e Duzyatan, e cila në një postim në rrjetet sociale shkroi se “të gjithë sëbashku do ta mundim temperaturën”.

I dashur Baba, Mirë se erdhe! Me të ardhur ti unë bëra më mirë. Edhe ty edhe mamin ju dua shumë. Emiri

”, shkruhet në një dedikim që Emiri i ka bërë aktorit dhe bashkëshortes së tij.

Aktori 38-vjeçar Engin Altan Duzyatan prej tre vitesh është pjesë e serialit “Ertugrul”, seria historik që po thyen rekorde në shikueshmëri./tvklan.al