Agjencia Hapësinore Europiane dëshiron të ndërtojë një fshat në Hënë.

Kështu deklaroi kreu i agjencisë shumëkombëshe, Johann Dietrich Woerner, i cili u shpreh se fshati do të ishte në shërbim të shkencës, biznesit, turizmit, madje edhe gërmimit të minierave.

Në një intervistë të publikuar në website e agjencisë, Woerner tha së një bazë e përhershme hënore është hapi i radhës i logjikshëm në eksplorimin e hapësirës.

Ai deklaroi se në të ardhmen, fshati mund të zëvendësojë Stacioni Ndërkombëtarë Hapësinor.

ISS, që prej vitit 2000 ka qenë në mënyrë të vazhdueshme i zënë. Fillimisht ishte planifikuar që të fuksiononte deri në 2020 – ën, por operacionet e tij e kanë shtyrë afatin dëri në 2024 – ën.

Agjencia deklaron se do të duhen 20 vite përpara se teknologjia të jetë gati, për të bërë të mundur ndërtimin e fshatit në Hënë.

Woerner tha se agjencia mund të përdorë burimet natyrore të Hënës për të ndërtuar fshatin, pa patur nevojë për të sjellë materiale nga Toka. Strukturat dhe pjesët e ndërtesave mund të pritohen 3D duke përdorur robotë dhe sonda.

ndertese ne hene

Të paturit një prezencë njerëzore në Hënë mund të jetë e rrezikshme, për shkak të rrezatimeve kozmike, mikrometeroiteve dhe temperaturave ektreme që variojnë nga 123 gradë celcius në minus 153 gradë celcius.

Por sipas Woerner, këto rreziqe mund të minimizohen nëse zgjidhet vendi i përshtatshëm në Hënë.

“Nëse do të vendoseshim në hijen e hënës, do të gjenim vende ku nuk ka rrezatim, në polin e jugut, ku ka errësirë të përhershme, ku mund të gjejmë ujë”,

deklaroi ai.

Traktati i Hapësirës, i nënshkruar në 1967 –ën, thotë se asnjë komb nuk mund të deklarojë pronësi mbi Hënën.

Agjencia Hapësinore Europiane planifikon që fshati të jetë ndërkombëtar, që do të lejonte kombinimin e aftësive hapësinore të kombësive të ndryshme./tvklan.al