Një foto e shkrepur në planetin Mars nga anija kozmike “Curiosity Rover”, ka nxitur dyshimet e një grupimi që hetojnë për praninë e jashtëtokësorëve në planetin e zjarrtë.

Grupimi i njohur si “Paranormal Crucible” pretendon se pas shkëmbinjve mund të dallohet forma e një alieni në përmasa të vogla.

359894D200000578-3656868-image-m-18_1466703779092 (1)

Fotoja origjinale e shkrepur nga anija kozmike e dërguar nga Nasa tregon një peisazh shkëmbor, por sipas “Paranormal Crucible”, po të shikohet me kujdes në fund të fotos mund të dallohet imazhi i huaj.

Sipas tyre, figura që duket në foto mund të jetë e njëjta specie si ‘Atacama alien”, një skelet prej 15 centimetrash që është zbuluar rreth 1 dekadë më parë në shkretëtirën Atacama, në Kili.

skeleti

Fillimisht u mendua se ai ishte dëshmi e vizitorëve jashtëtokosorë, por testet e ADN në vitin 2013 treguan se ai nuk ishte alien, por një njeri me mutacion të veçantë./tvklan.al