Faqja zyrtare e policisë së South Yorkshire në Britaninë e Madhe është hakuar nga një grup nga Shqipëria. Në faqen e parë shfaqet një foto me flamurin shqiptar “dedikuar” nga tifozat kuqezi.   Në foton e parë të postuar shkruhej: “

Është mirë të jesh shqiptar

.”

Më pas u ndryshua mesazhi ku shkruhej se nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave. Por sipas ekspertëve të sigurisë sulmi mund të jetë shumë serioz. Ndërkohë që po përpiqen të rimarrin kontrollin e faqes, policia po përdor faqen në Facebook dhe Twitter për publikimin e informacioneve.

Një zyrtare e policisë ka thënë se hakerat mund të ketë qasje në informacione të rëndësishme. “Nëse ata e kanë marrë faqen e internetit, që do të thotë se ata mund të kenë qasje të drejtpërdrejtë në bazën e të dhënave” , deklaroi Eliza May Austin. /

tvklan.al