Në Tuscon, Arizona, ky shkencëtar ka shpenzuar gjysmën e jetës së tij duke studiuar insekte të ndryshme.  Por speciet që ai studion, nuk janë dosido, pasi të pickojnë. Justin Schmidt, shprehet se është pickuar mbi 1000 herë në gjatë punës së tij.

Për shkak të eksperiencave të tij të hidhura, shkencëtari ka krijuar edhe një “shkallë të dhimbjeve nga pickimet”. E quajtur “The schimdt pain scale”, ajo ka 4 nivele, nga më e pakta deri tek pickimi që dhemb më shumë.  Niveli I fundit për të është pickimi nga insekti i quajtur “Tarantula hawk”.

Sipas shkencëtarit, në këtë fazë, mund të të bjerë të fikët nga dhimbja. Julian Schmidt shprehet pavarësisht vështirëve të punës, ai do të vazhdojë ti studiojë këto insekte deri sa të ketë jetë.

Klan Plus