Etrit Berisha po kalon një periudhë të jashtëzakonshme tek Atalanta. Skuadra bergamakse po ecën mirë në Serie A dhe kupat e Europës. Portieri shqiptar është një element kryesor në këtë sukses të deritanishëm të Atalanta.

“Nisja e kampionatit është pozitive, ndërsa në Europë kemi marrë 4 pikë në dy ndeshje. Ëndrra e të gjithëve është të ngrejmë trofeun e Europa League, por në të vërtetë duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një”

, tha Berisha për “Corriere dello Sport”.

Etrit Berisha ishte vendimtar në barazimin 1 – 1 të arritur në fushën e Lyon, një nga kundërshtarët më të fortë në grup. Portieri i Kombëtares në këtë intervistë tha se Shqipëria luajti një ndeshje të mirë ndaj Italisë, por që u vendos nga cilësitë e lojtarëve kundërshtar.

Tv Klan