Etrit Berisha do t’i mungojë Kombëtares për 2 ndeshjet e radhës. Portieri shqiptar është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s për gjestin ndaj sulmuesit izraelit Zahev, në takimin e 12 Nëntorit në Elbasan.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit vendimi i marrë në mbledhjen e disa ditëve më parë është bërë i ditur këtë të hënë. Një mungesë thelbësore për Shqipërinë mbi të gjithë për sfidën e 24 Marsit me Italinë në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ndërsa në kalendar është edhe takimi i 11 Qershorit në fushën e Izraelit.

Pritet që porteiri i Atalanta të zëvendësohet nga ai i Partizanit, Alban Hoxha. Etrit Berisha është penalizuar edhe me 5 mijë franga zvicerane gjobë. Disiplinori i FIFA-s ndëshkoi edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sjellja e gabuar e tifozëve është shoqëruar me 10 mijë franga zvicerane me gjobë. Kjo masë i shtohet të mëparshmeve me Maqedoninë, Lihtenshtejin dhe Spanjën. FSHF-së i është tërhequr vemendja që të mos përsëriten të tilla situata.

Tv Klan