Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit europian në Tiranë. Është ky titulli i analizës së publikuar në Eureporter, portali i pavarur online që mbulon Bashkimin Europian.

Në shkrimi nënvizohet se frika mbetet e lartë pasi vizita e delegacionit europian, mund të rastisë në një kohë dhune në rrugët e Tiranës. Kjo frikë sipas artikullit  është nxitur nga komentet e fundit drejtuar mbështetësve të tij, nga kryetari i opozitës Basha, vijon artikulli, që sjell edhe deklaratën e kryetarit të partisë demokratike: Nëse kërkoni luftë, luftë do të keni!

Në shkrim theksohet se diplomatët më të lartë të Brukselit i kanë bërë thirrje partisë demokratike në opozitë, të ndërpresë bojkotin e Parlamentit dhe të angazhohet në procesin legjislativ. Sipas artikullit kërkesa e bërë nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vjen në një kohë kur tensionet po rriten në prag të vizitës në Shqipëri të një delegacioni të nivelit të lartë, i programuar për të hënën.

Siç shkruhet në artikull, zonja Mogherini  i bën thirrje opozitës të veprojë me përgjegjshmëri.

Tv Klan