Hungaria e nisi me fitore Europianin, duke mundur një rival të fortë si Austria me rezultatin 1 – 0.

Takimi i zhvilluar në Bordo pa austriakët më kërkues, por ishin hungarezët që festuan në fund. Goli u realizua në pjesën e dytë.

Austria luajti për shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq.

Në këtë sfidë portieri i hungarezëve, Gabor Kirali u bë lojtari më i moshuari në historinë e finaleve duke kaluar rekordin e Lotar Mateus.

Po për Grupin G sot në orën 21:00 Portugalia do të luajë me Islandën debutuese në Sent Etien duke i dhënë fund sfidave të para në grupe.

Tv Klan