Italia kaloi në cerekfinalet e Europianit pasi mundi 2 me 0  Spanjën në sfidën e 1/8-ve.

Golin e parë në sfidën që u luajt në Paris e shënoi Kielini, ndërsa me minutat shtesë dyfishoi Pele. Spanjollët nuk janë ata të 4 viteve më parë në Kiev, ku u shpallën kampionë të Europës. Rivali në çerekfinale i Italisë do të jetë Gjermania.

Po sot në fushë në orën 21:00 në Nicë zbresin Anglia me Islandën. Anglezët shpresojnë të vijojnë garën për të fituar një tjetër trofe, pas Kupës së Botës të vitit 1966. Islandezët duan të bëjnë një tjetër surprizë pas kalimit me sukses të grupit. Në çerekfinale skuadrën e kualifikuar e pret vendi organizator, Franca.

TV KLAN