Polonia do të ndeshet në 1/8 me Portugalinë, që nxorri jashtë europianit Kroacinë.

Ndeshja e luajtur në Lens u mbyll 1-0, pas 120 minutash lojë.

Goli për portugezët u shënua Quaresma Bernardo, në minutat shtesë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë, Uellsi është kualifikuar në fazën çerekfinale të Europianit, pasi mundi Irlandën e Veriut me rezultatin e 1 – 0 në sfidën e luajtur në Paris.

McAuley shtyu në portën e tij goditjen e Bale në minutën e 75’.

Uellsi pret kundërshtarin në përballjen Hungari – Belgjikë.

Tv Klan