Euro vazhdon të bjerë. Një javë më parë monedha e përbashkët europiane pësoi një tronditje të madhe, si pasojë e rritjes së interesit të dollarit nga Rezerva federale, por trendi që ajo po përjeton në tregun shqiptar, është i pazakonshëm. Vlera e euros është më e ulëta në 15 vitet e fundit. Sot në kursin e këmbimit, ajo kuotohet me 134.2 lekë. (tabele) ekspertët e shpjegojnë këtë dukuri me efektin sezonal.

Artan Gjergji sqaron se ka edhe disa elementë informalë, që kanë ulur vlerën e euros. Një prej tyre janë spekulantët e tregjeve.

Kjo teori mbështetet në faktin se në tregun ndërkombëtar, euro përballë dollarit nuk ka asnjë ndryshim. Ndërsa në Shqipëri monedha amerikane po rritet, ndërsa ajo europiane vetëm zhvlerësohet.

Tv Klan