Euro do të vazhdojë të jetë në nivelet e ulta që është aktualisht, deri në fund të Shtatorit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të martën me 136.05 lekë. Një ditë më parë, monedha e përbashkët europiane zbriti për herë të dytë poshtë 136 lekëve, duke  shënuar sërish nivelin më të ulët të 6 viteve, që u arrit në javën e fundit  të Korrikut.

Ekspertët parashikojnë se në forcimin e lekut dhe dobësimin e euros, ka ndikuar efekti sezonal, kryesisht ardhja e emigrantëve. Rënia e euros në nivelin e afro 136 lekëve, ka më shumë efekte pozitive sesa negative.

Në Janar të këtij viti, një euro këmbehej me afro 139.32 lekë dhe pritet të rikthehet  sërish në këto norma, me përfundimin e sezonit turistik dhe largimin e emigrantëve.

Tv Klan