Ndërsa emigrantët po vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet, kjo ka sjellë edhe rënien e mëtejshme të monedhës evropiane.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha kombëtare vazhdon të fitojë pikë ndaj euros dhe dollarit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë Leku po triumfon edhe në këmbim me valutat e tjera.

Sipas kursit zyrtar euro këmbehet 136.29 lekë ose -0.18 lekë më pak. Ndërsa dollari ka humbur -1.16 lekë duke u këmbyer me 122.85 lekë.

/tvklan.al

tablea euro