Rënia e pandalshme e monedhës Euro nuk shpejgohet nga faktorë fondamentalë, nëse takon dhe bisedon me ekspertët. Selami Xhepa për shumë kohë ka qenë i angazhuar në një qendër e cila përpunonte të dhënat e importeve dhe eksporteve në Shqipëri. Ai nuk beson se mbiçmimi i lekut ka ardhur si rezultat i rritjes së eksporteve, pasi tendenca e tyre është në zhvillimet normale, njësoj si investimet e huaja edhe remitancat.

Pavarësisht faktorëve momentalë spekulativë dhe psikologjikë, Xhepa thotë se nuk duhet mohuar edhe fakti se ka patur hyrje të vëllimeve të Euros në mënyrë informale në ekonominë tonë.

Ai sugjeron se në këtë moment Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë në treg për të stabilizuar kursin dhe të mos sjellë humbje për sektorin prodhues vendas, siç janë eksportuesit.

Edhe pse Shqipëria ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, i cili vendoset mbi kërkesën dhe ofertën e tregut ka raste në historinë ekonomike ku vende me të njëjtën politikë si Zvicra dhe Holanda kanë ndërhyrë në treg për të zbutur ndikimin në ekonomi, përfundon Xhepa.

Gazetare: Ola Xama

Tv Klan