Euro vazhdon të bjerë në tregun e këmbimit valutor vendas. Këtë të hënë, monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit duke u këmbyer me 128.7 lekë. Rënia e Euros ka ndezur debate edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku në miratimin e rezolutës për Bankën e Shqipërisë, deputetët kërkuan monitorimin e kursit nga ana e saj.

I vetmi përfaqësues i opozitës në Komision, Edmond Haxhinasto kërkoi që Banka Qendrore të ndërhyjë në treg, pasi ulja e Euros ka dëmtuar eksportuesit, kërkesë që u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë, pasi preket pavarësia institucionale e bankës.

Prej dy vitesh monedha Euro ka arritur një ekuilibër të ri në treg, ndërsa në projeksionet e Bankës së Shqipërisë parashikohet që do të ketë një stabilizim të saj në të ardhmen.

Tv Klan