Efekti i masakrës së Berlinit, ku më 19 dhjetor humbën jetën 12 persona dhe u plagosën rreth 50 të tjerë, është përhapur në të gjithë Europën.

Si kurrë më parë, më shumë se 3 mijë agjentë policie do të jenë në shërbim të armatosur në metronë e Londrës. Urdhri është dhënë nga autoriteti i sigurisë së transportit në kryeqytetin anglez. Nata e ndërrimit të viteve është një nga netët me lëvizje masive njerëzish, çka do të ishte një shënjestër e pëlqyer nga terroristët, por ne dëshirojmë që njerëzit tanë të ndihen të sigurte, tha njoftuan zyrtarët e policisë së transportit.

Edhe Itali do të jetë e blinduar natën e ndërrimit të viteve. qytetet kryesore të vendit fqinj do të jenë në alarmin maksimal të sigurisë. Ministri i brendshëm italian, Marco Miniti, lajmëroi se do të përdoren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar njerëzit. Në Romë mësohet se do të vendosen edhe disa snajpera në pikat kryesore të qytetit.

Në ndihmë të policisë do të vijë edhe teknologjia. Në disa qytete si Firenze e Bolonja do të përdoren edhe dronë, për survejimin e shesheve.

Në Milano, Piazza Duomo do të jetë krejtësisht e blinduar, në disa vende janë instaluar detektorë metalesh.

Franca gjithashtu mbetet në gjendej emergjence që zgjat që prej sulmeve terroriste të nëntorit 2015.

Autoritetet europiane të sigurisë kanë ngritur prej kohësh alarmin për sulme të mundshme në ditët e fundit të 2016, posaçërisht në vende ku grumbullohen një numër i madh njerëzish.

Tv Klan