UEFA kërkon 16 ekipe në Botërorin e vitit 2026 që do të shtohet nga 32 në 48 pjesëmarrës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kjo është kërkesa që shefi i Union Europian të Futbollit i ka bërë FIFA-s.

Ceferin pretendon që përfaqësueset Europiane të kalojnë direkt në fazën e grupeve që do të jenë 16 me nga 3 skuadra secili.

Në fazën pasardhëse do të kalojnë 2 vendet e para të secilit grup. Këtë të enjte Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të rëndësishme në reformimin e kësaj shoqate me 55 anëtarë.

Kreu i saj do të ketë të drejtë 3 mandate duke e kufizuar, po ashtu edhe pjesëtarët e Komitetit Ekzekutiv. ky vendim i arrit në unanimitet të plotë.

Në këtë mënyrë UEFA po ecën në gjurmët e FIFA-s dhe formë përfundimtare ky vendim pritet të marrë në kongresin që do të zhvillohet më 5 prill në Helsnki./ TV KLAN