Rosenborg befasoi Ajaxin në sfidën e parë të play off të Europa League duke e mundur 1 – 0 në Amsterdam.

Skuadra norvegjeze triumfoi me golin e Adegbenro në minutën e 77’. Ndalesë edhe për Fenerbahçen në Shkup përballë Vardar.

Skuadra turke u mund me rezultatin 2 – 0, duke vështirësuar rrugën drejt fazës së grupeve.

Marseille arriti të marrë një barazim të mundimshëm 1 – 1 në fushën e Domzale.

Panathinaikos u dorëzua përballë Athletic Bilbao. Sfida e luajtur në Athinë u mbyll me fitoren 3 – 2 të ekipit spanjoll, që përmbysi disavantazhin e 2 golave të realizuar nga vendasit.

Everton fitoi me rezultatin 2 – 0 Hajduk Split. Ronney nuk shënoi, por ndihmoi me pasimin në golin e dytë. Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme./Tv Klan