Manchester United fitoi takimin e parë me Sent Etien i vlefshëm për fazën e 1/16 të Europa Ligës. Ibrahimoviç vendosi këtë sfidë, pasi shënoi të gjithë golat. Kjo ishte dhe një përballje mes dy vëllezërve Pogba.

Roma mundi thellë 4 – 0 Vijarelin. Xheko ishte më i spikaturi në këtë ndeshje të luajtur në Spanjë me 3 gola të realizuar.

Ajaksi barazoi 0 – 0 në takimin e luajtur me Legian në Varshavë.

Humbje befasuese për Totenhamin 1 – 0 në fushën e Gentit, ndërsa Fiorentina mundi me të njëtin rezultat Mynshengladbahun në Gjermani.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më të enjten e ardhshme.

Tv Klan