Kualifikimi në fazën gjysmëfinale të Europa Ligës mbetet i hapur pas rezultateve të mbrëmshme. Manchester United barazoi 1 – 1 me Anderletin në Bruksel.

Lioni mundi me rezultatin 2 – 1 Beshiktashin në takimin që nisi me 45 minuta vonesë për shkak të trazirave të tifozëve në tribuna.

Selta Vigo mundi me rezultatin 3 – 2 Genkun në çerekfinalen e parë, ndërsa Ajaksi fitoi 2 – 0 me Shalken në Amsterdam.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan