Atalanta e Etrit Berishës kalon në turin tjetër të Europa League.

Skuadra bergamaske i shkaktoi një humbje të thellë 5 – 1 në ndeshjen e kthimit Evertonit. Disfata më e rëndë në shtëpi për një skuadër angleze në 21 vitet e fundit.

Berisha bëri një paraqitje tjetër të mirë. Fitore e thellë edhe për Milan në sfidën me Austria Viena që vlen edhe kualifikimin në turin tjetër.

Pavarësisht autogolit të Bonucci, lojtarët e Milan reaguan duke e mbyllur me fitoren 5 – 1 sfidën e javës së pestë. Arsenal humbi me rezultatin 1 – 0 në fushën e Koln, por nuk ndikoi duke siguruar edhe vendin e parë në grup. Më tej kaloi edhe Ostersund, skuadra suedeze  që para disa vitesh ishte pjesë e ligave të ulëta.

Tv Klan