bota

Nata e ndërrimit të viteve u festua nga miliona njerëz në mbarë botën. Në Paris, mijëra francezë u mblodhën në shëtitoren “Champs-Elysées” për të ndjekur ceremoninë në Harkun e Triumfit, ndërsa festa tradicionale me fishekzjarre këtë vit u anulua si pasojë e nivelit të lartë të alarmit.

Në Londër më shumë se 100 mijë persona shijuan festën e fishekzjarreve përreth “Syrit të Londrës”, nën masa të jashtëzakonshme sigurie.

Moska e priti Vitin e Ri, me festën tradicionale të fishekzjarrëve në Kremlin. Të shumtë ishin qytetarët përgjatë lumit “Moskva”, të cilët shijuan spektaklin shumëngjyrësh.

Më shumë se 1 milion njujorkezë pritën në “Times Square” ardhjen e 2016, me numërimin mbrapsht dhe ngritjen e topit të famshëm prej kristali.

Ceremoni spektakolare u zhvilluan edhe në azi ku Hong Kong-u, Tokio apo Bangkoku dhuruan shfaqje spektakolare.

Tv Klan