Shumë shtëpi janë evakuuar pasdreken e së dielës në Londër pas një shpërthimi në një banesë pranë një vargu dyqanesh në Ramford, në verilindje të Londrës.

Njerëzve iu kërkua të shmangnin zonën përreth Rrugës Farnham teksa policia po hetonte shkakun e shpërthimit.

Rruga ka dyqane të shumta në të dy krahët dhe apartamente banimi sipër tyre.

Sipas Sky News, Policia Metropolitane tha se incidenti nuk po trajtohej si i lidhur me terrorin. Më vonë ata sqaruan se incidenti ishte një shpërthim gazi dhe se fatmirësisht asnjë nuk ishte plagosur. /tvklan.al