urdheri per lirimShtabi i Përgjithshëm i Forcave të armatosura ka reaguar pas deklaratave të Kolonel, Dritan Demirajt se lirimi i tij është motivuar politikisht.

Shtabi i Përgjithshëm ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku thuhet se Koloneli ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin për statusin e ushtarakut duke dalë jashtë kufijve pa leje. Në deklaratë thuhet se këto veprime konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës ushtarake për aq kohë sa ushtarakë të kësaj grade disponojnë informacion të klasifikuar që mund të cënojë sigurinë kombëtare.

Nëpërmjet një komunikimi me TV Klan vetë Koloneli Demiraj e konsideron këtë reagim të Shtabit të Përgjithshëm si mashtrimin e rradhës për të mbuluar shkeljet e Ministres Kodheli. Ai ka deklaruar se për çdo dalje jashtë vendit disponon edhe lejet përkatëse nga zyrtarët e ministrisë dhe eprorët e tij dhe se gjatë gjithë karrierës së tij 31 – vjeçare ka vepruar në respektim të rregulloreve dhe ligjeve.

Më 5 dhjetor Ministrja Kodheli ka lëshuar një urdhër për lirimin e oficerit aktiv, Kolonelit Dritan Demiraj me motivacionin se ka thyer disa pika të neneve 17, 18 dhe 19 të ligjit për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura, konkretisht për dalje jashtë vendit pa lejen përkatëse.

Tv Klan